Një rrjet agjentësh spiunë që i ka shërbyer agjencisë sekrete të Izraelit, MOSSAD, është shkatërruar nga policia në Turqi. Mediat atje raportojnë se Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka zbuluar se detektivi privat Ahmet Ersin Tumlucalı dhe gruaja e tij kanë punuar për MOSSAD midis 2011 dhe 2020.
MİT po ashtu ka zbuluar se rrjeti spiun përbëhej nga 9 persona. Çifti Tumlucalı, janë ata që kanë zhvilluar takime ballë për ballë me agjentët e MOSSAD duke përdorur emrat e rremë Jorg Neubach dhe Gavin Alto në Austri -Vjenë, Zvicër-Zyrich, Gjermani Mynih-Frankfurt dhe Berlin.
Ahmet Tumlucalı vazhdoi komunikimin me agjentët e MOSSAD-it përmes metodave sekrete të komunikimit, duke marrë para nga ata gjatë takimeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani për shërbimet e kryera.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe fotot e vëzhgimit të realizuara nga nga spiunët me urdhër të agjentëve të MOSSAD. U konstatua se Tumlucalı, të cilit iu sekuestrua edhe korrespondenca me agjentët e MOSSAD-it, mori me qira një makinë në Stamboll për dy persona nga Lindja e Mesme dhe i ndoqi hap pas hapi me 4 persona për 2 ditë.
Tumlucalı punoi për MOSSAD-in për 9 vjet duke kryer aktivitete kërkimore, zbulimi dhe gjurmimi në Turqi, Gjeorgji, Gjermani dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Në kuadër të udhëzimeve ai ka marrë dokumente zyrtare për taksitë komerciale, kamionë dhe TIR nga Lindja e Mesme, vendet që do të përdoren në operacionet e MOSSAD-it.
Leave feedback about this