June 19, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Vajza e Berishës u bashkohet qytetarëve në protestë, Malltezi: Veliaj, kopje e shëmtuar e Ramës!

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është bashkuar sot në protestën që po organizohet para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D Konstruksion. Protesta është organizuar nga opozita dhe qindra qytetarë i janë bashkuar protestës ku bëjnë thirrje për largimin nga detyra të kryebashkiakut, Erjon Veliaj.

Malltezi gjatë fjaleës së saj para mediave u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës. Ajo më tej shtoi se deri më tani nuk ka parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn.

Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni,” u shpreh ajo.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image