November 27, 2024
Kosova

Aksident në Kosovë, përplasen dy makina, 9 persona përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Klinë të Kosovës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, është shprehur Rugova.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image