May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota

Aludon mbi kokainën në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Biden testin e drogës: Ishte “flakë” në Kongres

Donald Trump pretendon se presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë drogë përpara fjalimit për gjendjen e kombit në Kongres muajin e kaluar.

Kandidati republikan u shpreh i habitur se si kreu i Shtëpisë së Bardhë e nisi adresimin e tij shumë i zjarrtë me energji, por që ishte fikur shpejt në fund.

“Ka diçka që nuk shkon aty. Në fillimish ishte më ‘High’ se një balonë, më pas u shua shpejt. Kërkoj një debat për këtë, ose të paktën të bëjë një test për drogën”, tha Trump gjatë një interviste në një radio amerikane.

Ai tentoi të bënte një lidhje mes aludimit të tij me raportimin për gjetjen e një sasie kokaine brenda Shtëpisë së Bardhë, korrikun e kaluar.

Duke reaguar ndaj këtyre komenteve të Trump, një zëdhënës i fushatës së Biden, tha për Forbes se “ky ishte një tjetër shpërthim i çuditshëm nga kandidati republikan”.

Ai e konsideroi këtë një sjellje toksike prej humbësi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image