Kreu i PD-së, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërcënuar hapur sipas tij me “kodet e mafias”, kryeministrin Edi Rama.
Ai tha më pas se kryeministri ju përgjigj në një kohë rekord “kërcënimeve” të Veliajt, duke deklaruar se ishte 100% dakord me çdo fjalë që ai tha.
Ish-kryeministri tha se kjo është dëshmia më flagrante që ata të dy janë bashkëhajdutë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.
Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur. Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi.
Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.
E paimagjinueshme! Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.
A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve? Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.
Leave feedback about this