May 27, 2024
Lifestyle

“Fillova të pi duhan sërish”/ Machine Gun Kelly i dëshpëruar pas prishjes së fejesës me Megan Fox

Disa ditë pasi aktorja Megan Fox zbuloi publikisht se e kishin prishur fejesën, Machine Gun Kelly postoi një story në Instagram. Këngëtari ka postuar një video në llogarinë e tij personale, në të cilën shihet në skenë me reperin Trippie Red.

Siç shihet në klipin e shkurtër dhe konfirmohet nga vetë fjalët e tij, Machine Gun Kelly ka nisur sërish duhanin. Madje ai ka deklaruar se “jeta e tij ka qenë e çuditshme kohët e fundit”, mesa duket duke iu referuar marrëdhënies me Megan Fox.

"Fillova të pi duhan sërish"/ Machine Gun Kelly i

MGK

Është e paqartë nëse çifti është aktualisht bashkë, pasi Megan Fox nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth lidhjes së tyre.  Në një intervistë të disa ditëve më parë, aktorja foli për fejesën e saj me MGK, e cila ka bërë bujë mediatike pasi asnjëri prej tyre nuk ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image