December 6, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Kaloi gjendje të rëndë shëndetësore, rekuperohet ish-kryeministri Fatos Nano

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, është rekuperuar.

Pas problemeve të rënda shëndetësore që kaloi pak muaj më parë, ku qëndroi i shtruar në spital, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ish-kryeministri Nano duket se është përmirësuar.

Ka qenë mjeku Pajtim Lutaj i cili ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një darkë së bashku.

‘Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë.’- shkruan Lutaj.

Ish-kryeministri Fatos Nano qëndroi rreth një muaj i shtruar në spital nga 24 gushti deri më 20 shtator.

Nano po përballej me një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image