Mbrëmjen e së shtunës (18:00) do të zhvillohet derbi tradicional ndërmjet Romës dhe Lazios, në kuadër të javës së 31-të të Serisë A. Por disa orë para hyrjes në fushë të lojtarëve të Daniele De Rossi dhe Igor Tudor për të luftuar, disa tifozë të të dy skuadrave donin të merrnin rolin e “luftëtarëve”.
Roma-Lazio scontri sul lungotevere in zona Olimpico fin dalla mattinata. Il VIDEO con l’intervento della polizia.#RomaLazio #DerbydellaCapitale pic.twitter.com/J9cBvdyapl
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 6, 2024
Siç zbuloi faqja italiane “Sportmedasiet”, në orën 09:30 të mëngjesit ka pasur një tension të madh pranë “Olimpico”, pasi 200 tifozë të Lazios ishin përplasur me 100 të Romës, ku policia ndërhyri për të ndarë huliganët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë ndërluftuesit.
Leave feedback about this