May 27, 2024
Lifestyle

Si sjellja e gabuar e Enzo Ferrarit solli në jetë një konkurrent/ Djali i themeluesit të Lamborghinit tregon gjithçka

 I biri i themeluesit të markës së njohur të makinave, Tonino Lamborghini ka rrëfyer se si të atit që prodhonte traktorë asokohe, i lindi ideja të krijonte një linjë të re me makina. I ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit, Tonino ka treguar incidentin mes babait të tij Ferruccio Lamborghini dhe pronarit të Ferrarit.

Tonino tregon se babai i tij ishte një prodhues shumë i madh i traktorëve në atë kohë, dhe një ditë kishte hasur një problem në motorrin e makinës së tij Ferrari. Për të zgjidhur problemin Ferruccio kishte shkuar në dyert e Enzo Ferrarit, ku ky i fundit e kishte trajtuar shumë keq.

“Ti nuk di t’u japësh makinave të mia, shko drejto traktorët e tu.” citon Tonino fjalët e Enzo Ferrarit ndaj babait të tij.

Tonino i cili ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarjeje historike, tregon se si inati dhe mërzitja ndaj sjelljes që Enzo i bëri të atit, ky i fundit vendosi të prodhojë makina dhe të kthehej në një konkurrent të Ferrarit. Kur u pyet nga Rama nëse Enzo pati ndonjë reagim për këtë, Tonino shprehet se nuk ka patur reagime por një gazetar i ka thënë se Enzo ishte penduar për sjelljen e tij pasi nëse do të ishte përmbajtur nuk do ti kishte hapur rrugën sjelljes në jetë të një konkurrenti të fortë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image