December 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

Statuja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti që preku New York-un

E sotmja ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e qytetit të Neë York-ut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti.

Lëkundjet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter prekën Bregun Lindor të SHBA-së paraditen e së premtes. Epiqendra e tërmetit ishte pranë Lebanon-it, New Jersey, rreth 64 km në perëndim të qytetit të New York-ut.

Ky është tërmeti me magnitutën më të madhe të rajonit në dekada. Guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul deklaroi se infrastruktura në zonë ishte duke u inspektuar.

Kryebashkiaku i qytetit Eric Adams shtoi: “Nuk kemi ndonjë raportim për impakte madhore apo lëndime.”

Ndërkohë, në mediat sociale, reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarë por edhe personazhe të njohura. Një video është publikuar edhe nga Statuja e Lirisë e cila lëkundet si pasojë e dridhjeve të tokës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image