Shqip News Categories Kronikë Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
Kronikë Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Fermentimit, në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me një qytetar tjetër.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Skënderbeg”.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Exit mobile version