Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja e luajtur në “Old Trafford” midis Mançester Junajtid dhe Liverpul. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 31-të të Premier Ligës angleze. Një ndeshje me tepër emocion dhe spektakël ku pamë 4 gola të shënuar, dhe ndoshta një rezultat që ishte i drejtë me çka prodhuan skuadrat në fushën e lojës.
Rezultati u zhbllokua nga Luiz Diaz, pak para përfundimit të pjesës së parë. Më pas Bruno Fernandes do të shënonte një nga golat më të bukur të karrierës së tij, duke barazuar përkohësisht ndeshjen. Liverpul sulmon në kërkim të golit të epërsisë duke lënë shumë hapësira mbrapa, dhe nga këto hapësira erdhi edhe goli i dytë i Junajtid, i shënuar nga Maino. Salah do të barazonte përsëri rezultatin falë ekzekutimit të një penalltie dhe kështu ndeshja do të qëndronte me këto shifra deri në përfundimin e saj.
Me këtë rezultat, Liverpul ja lëshon kreun Arsenalit, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 71 pikë, po aq sa “topçinjtë”, por këta të fundit kanë golavarazh më të mirë. Për sa i përket Junajtid, ata ndodhen akoma në vendin e gjashtë, duke luftuar për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardshëm.
Leave feedback about this