September 11, 2024
Bota

Bastiset ambasada, Meksika ndërpret marrëdhëniet me Ekuadorin

Meksika ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pasi policia ekuadoriane hyri dhunshëm në ambasadën e saj në Quito për të arrestuar ish-zv.presidentin e akuzuar për korrupsion, i cili kishte kërkuar azil politik.

Presidenti Lopez Obrador e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një akt të paprecedentë dhe në shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Ish-zv.presidenti i Ekuadorit, Jorge Glasin qëndron prej dhjetorit në godinën e ambasadës meksikane. Ai është dënuar me 6 vjet burg për korrupsion, për marrjen e një ryshfeti që arrin 13.5 milionë dollarë.

“Kjo nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë. Kjo është çmenduri. Jam shumë i shqetësuar, sepse ata mund ta vrasin atë. Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Kjo është jashtë çfarëdo norme”, tha shefi i konsullatës meksikane në Quito, Roberto Canseco.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image