June 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Irani do të sulmojë”, SHBA në alarm, pret kundërpërgjigje të fortë nga Teherani

Shtetet e Bashkuara janë në alarm, pasi Irani u zotua të hakmerret për një sulm izraelit që vrau një komandant të lartë ushtarak iranian në Damask të Sirisë, më herët gjatë javës.

Një zyrtar i lartë i administratës në Uashington, tha se SHBA po përgatitet për një sulm të rëndësishëm ndaj aseteve amerikane ose izraelite në rajon. Burimi i cituar nga CNN beson se një kundërpërgjigje e fortë nga Teherani është e pashmangshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Irani ka vepruar prej vitesh kundër Izraelit, ndërsa u zotua se do të reagojnë në mënyrë të përshtatshme.

Do të dimë si të mbrojmë veten dhe do të përgjigjemi sipas parimit të thjeshtë; do të dëmtojmë këdo që na dëmton ose ka në plan të na dëmtojë”, tha Netanyahu.

Ato që dyshohet të jenë avionë izraelitë bombarduan ambasadën iraniane në Damask të hënën në një sulm që vrau një komandant të lartë ushtarak të Iranit dhe shënoi një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës së Izraelit me kundërshtarët rajonale.

Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se 7 këshilltarë ushtarakë kishin vdekur gjithashtu në sulm dhe paralajmëroi kishte të drejtën të përgjigjej në mënyrë të vendosur.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image