November 27, 2024
Kulturë

Pogradeci përkujton 75 vjetorin e lindjes së piktorit Gjergji Lako

Gjergji Lako ose siç e njihnin në Pogradec me emrin e artit Skëndi, do të kishte këtë vit 75 vjetorin e lindjes por që 8 vite më parë zemra e tij do të pushonte së funksionuari, ashtu si peneli mbi telajo si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Mirëpo, edhe pse jo fizikisht, autori ka mundur që të jetë i pranishëm mes ardashësve me 4 ekspozita punimesh që çelen nga vajza dhe bashkëshortja e tij në vitet e fundit. Sipas Lorit, vajzës së Gjergjit, autori i mungon së tepërmi Pogradecit, qytetit që aq shumë e frymëzoi dhe e pikturoi me qindra herë në telajot e tij. Prandaj edhe në ekspozitën e fundit që shënoi 75 vjetorin e lindjes së Lakos, ajo çeli një ekspozitë me punime të pashfaqura më parë, nga natyra deri tek nudizmi.

Për kolegët dhe ish studentë të Lakos, vetë profesori ishte një akademi më vete. Ai ka dhënë një kontribut të madh në mënyrën se si e ka sjellë Pogradecin në pikturat e tij, por edhe në formimin e brezave të rinj në pikturë.

Gjergji Lako gjithmonë jaka dalë që të surprizojë artdashësit dhe kolegët me ngjyrat dhe format e pikturës që vetëm ai dinte ti realizonte, e që ky 75 vjetor i gjeti një pjesë të tyre të ekspozuara në Galerinë e Arteve të qytetit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image