November 27, 2024
Kosova

Kërcënimet dhe bojkoti i censit, KQZ mund ta ndëshkojnë Listën Serbe ligjërisht me çrregjistrim

Disa ditë pas nisjes së procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë kanë nisur të shfaqen dhe problemet e para. Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, konfirmoi se një pjesë e regjistruesve në veri të vendit janë tërhequr si pasojë e shantazhit politik të një subjekti nga komuniteti serb.

“Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, urdhëroi serbët që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë”, tha Avni Kastrati, drejtori i agjencisë së statistikave të Kosovës.

Lidhur me kërcënimet që po vazhdon t’i bëjë në veri të Kosovës, Lista Serbe ndaj pakicës serbe, i pyetur nga A2 CNN, se a do të ngrihet një ankesë në KQZ, përfaqësuesi ligjor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Mazllum Baraliu, dha këtë përgjigje.

Kurse Kastrati ka thënë për A2CNN, se organet e sigurisë janë në terren, duke përfshirë dhe ato të gjykatës. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të mëdha për biznese dhe shkojnë në deri 20.000 euro. Procesi regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image