Vijon protesta e fermerëve në Lushnje. Rreth 30 traktorë parakalojnë në mënyre simbolike me mjetet bujqësore në autostradën Lushnje- Fier. Në shenjë proteste ata kanë derdhur qumështin në rrugë.
Dhjetëra fermerë me pankarta kërkojnë ndërhyrje për situatën e ngërçit me mbledhjen e qumështit.
Blegtorë dhe prodhues të qumështit me pankarta në duar, kërkojnë mbështetje për fermat shqiptare dhe respekt për prodhimin vendas dhe ndërhyrje për rregullimin e tregut.
Në protestë marrin pjesë fermerë nga Lushnja, Fieri, Berat, Vlora, Kavaja, të cilët janë nisur me traktorët e tyre drejt rrethrrotullimit të Savrës.
Leave feedback about this