October 9, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Ndërtimi i urës së re mbi Drin, mbyllet për një javë segmenti Kukës-Morinë, ja si devijon qarkullimi

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit, prej kësaj të hëne do të jetë i bllokuar deri në përfundimin të punimeve të shtresave rrugore në rrugë e përafrimit në të dy anët e Urës së Re mbi lumin Drin.

Asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për një periudhë 1-javore sa është planifikuar bllokimi deri në përafrimin e Urës mbi bazament. Sipas një njoftimi zyrtar të Kompanisë Konçensionare, devijimi i lëvizjes së mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimit të Gostilit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre të transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë. Nga përdoruesit e rrugës kërkohet që të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore gjatë procesit të devijimit të të gjithë trafikut nga aksi rrugor 3 km i Rrugës së Kombit.

Kujtojmë se bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut ndodhi edhe kohë më parë për të cilin u bë e ditur se bllokimi do të bëhej për 12 ditë deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.

Ura e re do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë sezonit të verës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image