October 2, 2024
Ekonomi

Po vijnë më shumë turistë serbë, 1.7 milionë të huaj deri në mars, gati gjysma ishin nga Kosova

Shqipërinë e kanë vizituar 1.7 milionë të huaj në tre muaj e parë të vitit. Të dhënat tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me gati 60 për qind.

“Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të kuriozohen e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit. Shifrat ndihen edhe te ne. Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë,” shprehet Jetmira Hoxha, operatore turistike.

Pjesa më e madhe, gati gjysma e tyre janë nga Kosova duke konsideruar besnikërinë e qytetarëve të vendit tjetër shqip-folës.

Ngjashëm me vitin e shkuar, lista pasohet nga italianët e malazezët. Peshë të konsiderueshme në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në tre muajt e parë të vitit zënë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, nga Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia.

“Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave. Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse.”

Në një kohë që numri rritet dhe gjeografia e turistëve zgjerohet., bashkë me to po shtohen edhe ankesat e tyre.

“Një pjesë të vjetra e të tjera të krijuara rishtazi. Ankohen kryesisht për abuzimet me çmimet këtë vit dhe shërbimin. Është “Thembra e Akilit” për ne.”

Marsi rezulton si muaji më i mbarë deri më tani në drejtim të turizmit. Vendin rezulton ta kenë vizituar gati 735 mijë të huaj, Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, shifra është gati dyfishuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image