Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e SPAK-ut për kthimin në qeli të Vangjush Dakos, pas lirimit të tij për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Vangjush Dako, nën akuzë për “shpërdorim detyre” në dy raste, u nxor nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Ndaj Dakos, GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Leave feedback about this