October 9, 2024
Ekonomi

Turizmi sjell 40 ministra europianë, Rama: Sfidë për vendin, duhet të ruajmë natyrën

Ministra e përfaqësues të sektorit të turizmit nga 40 shtete të kontinentit, u ndalën këtë të hënë në Tiranë për të zhvilluar takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Një sukses por dhe sfidë për vendin i konsideroi kryeministri Edi Rama takime të tilla duke shtuar se zhvillimin turistik i Shqipërisë duhet të ecë paralel me ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturore e historike.

“Është dhe një sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë, që duhet t’i zgjidhim në rast se dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se ne nuk dëshirojmë që Shqipëria ta humbasë bukurinë e saj të veçantë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anën e të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar dhe kremtuar humanitetin që ne kemi duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet.”

Vendi i duhur për t’u vizituar dhe investuar, e cilësoi Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Zurab Pololikashvili Shqipërinë, sipas tij e dalë nga errësira në dritë.

“Goxha sukses që ju të gjithë, nën udhëheqjen e tij, në ekipin fantastik, shumë e më shumë gjëra do të ndodhin në të ardhmen. Së pari dua të them që është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të këtij zotërisë, i cili ka transformuar vendin nga errësira në dritë. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë. Ju uroj më të mirën, mund të mbështeteni te ne, te miqësia jonë. Shumë gjëra interesante do të ndodhin dhe shunmë suksese do të kremtohen.”

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se me ritmi i vizitorëve në tre muajt e parë të vitit dhe i prentoimeve për sezonin e verës dëshmon se Shqipëria mund të jetë sërish desinacioni i parë për turizëm.

“I dashur Zurab, më duhet të të njoftoj se edhe këtë me shumë gjasë do të na gjesh sërish në krye të listës, sepse me shifrat e fundit, për tre muajt e parë të vitit 2024 Shqipëria mirëpriti 1,7 milionë vizitorë të huaj ose rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.”

Ama përtej shifrave, Shqipëria, ose “Perla e pazbuluar e Mesdheut”, siç shumë prej gazetave ndërkombëtare vijojnë  ta quajnë, po përjeton kohën e vet të transformimit nga turizmi jo thjesht si “ekonomi e kënaqësisë”, por mbi të gjitha si një formë emancipimi shoqëror. Falë turizmit, sot Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë e saj, njerëzit e saj, energjitë e saj dhe rolin e saj në këto kohëra të trazuara.”

Ky takim pasohet nga Konferenca e Investimeve për Zhvillimin e Ekonomisë, në të cilën do të prezantohet udhëzuesi për biznesin e turizmit dhe investimët në shqipëri në këtë sektor (“Tourism Doing Business: Investing in Albania.”)

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image