June 5, 2024
Lifestyle

3 shprehje që përdorin çdo ditë në punë në vendin më të lumtur në botë

Finlanda, është vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit radhazi, sipas Raportit të fundit Botëror të Lumturisë. Dy faktorë kryesorë, i ndihmojnë finlandezët, të gjejnë lumturinë në punë: një nivel i lartë besimi te institucionet dhe kolegët, si dhe një fokus i fortë në ekuilibrin punë-jetë, thotë Miika Makitalo, CEO i HappyOrNot.

Kompania me bazë në Finlandë, punëson 56 persona në Finlandë, të cilët janë të 15 kombësive të ndryshme, si dhe rreth 15 persona në SHBA dhe rreth 5 në Mbretërinë e Bashkuar. Si një udhëheqës biznesi, Makitalo thotë se ka tre shprehje në veçanti, që përfaqësojnë mentalitetin finlandez, rreth gjetjes së lumturisë dhe kënaqësisë në punë.

“Askush nuk lind farkëtar”

Në thelb, kjo shprehje nënvizon se “askush nuk lind si profesionist” dhe “ka gjithmonë gjëra për të mësuar,” thotë Makitalo. Shprehja, ka për qëllim t’i fuqizojë njerëzit, që të dëshirojnë të bëjnë punë shumë të mira, edhe nëse ata janë ende duke mësuar.

Ekspertët, pajtohen se të kesh një mentalitet rritjeje në punë, ose të besosh se mund të përmirësosh aftësitë e tua me praktikë, është një cilësi shumë ë mirë për të pasur. Shprehja finlandeze, gjithashtu thekson se të bërit e gabimeve në procesin e të mësuarit, është diçka e mirë, për sa kohë që përdorni ato përvoja dhe çdo reagim konstruktiv, për t’u përmirësuar.

Nëse përfundohen detyrat e rëndësishme, mund të qetësohemi dhe të pushojmë

Makitalo thotë se kjo shprehje, ka për qëllim të nxjerrë në pah hierarkitë horizontale, që janë të zakonshme në kulturat finlandeze të punës. Çështja kryesore është, “Çdo gjë që është urgjente do të kryhet. Por, ne nuk na interesojnë strukturat, drejtuesit – mos ejani këtu duke më thënë se çfarë të bëj,” thotë Makitalo. “Unë e di se çfarë duhet të bëj. Dhe unë po vendos prioritetet.”

Si CEO, Makitalo thotë se ai mbështet dëgjimin e reagimeve direkt nga punonjësit e tij. “Kushdo në organizatë, mund të vijë tek unë dhe të thotë, ‘Miika kjo nuk ka kuptim. Korrigjoni strategjinë.”. “Unë mendoj se është një reagim i mirë, veçanërisht nëse bazohet në fakte,” thotë ai. Punonjësit finlandezë, mund të kenë role dhe përgjegjësi të ndryshme mbikëqyrëse, por “ne të gjithë jemi kontribuues të barabartë dhe kjo e përforcon këtë,” thotë Makitalo.

Ai gjithashtu parandalon sjelljet e mikromenaxhimit, dhe mund t’i fuqizojë punonjësit, të marrin pronësinë e punës së tyre. “Kur të gjithë në organizatë e dinë strategjinë dhe vizionin, ata mund të veprojnë vetë dhe nuk lind nevoja, t’u thuhet se çfarë kërkohet,” shton ai.

“Përpara, tha gjyshja në dëborë”

Një tjetër metaforë, kjo shprehje ka për qëllim, t’i ndihmojë njerëzit të përballojnë sfidat. “Ekziston një ide e këndshme që, edhe në 2 metra borë, edhe një gjyshe mund të thotë: “Hej, kjo nuk është një punë e madhe”, thotë Makitalo.

Ekziston mentaliteti: “Le të mos shqetësohemi për këtë tani, do ta zgjidhim kur të fillojmë të ecim përpara.”. Kjo shprehje, mund të përdoret gjatë një takimi të gjatë, ku njerëzit nuk mund të vendosin për pikën tjetër të veprimit. Në një pikë të caktuar, thotë Makitalo, ju duhet të ecni përpara, dhe t’i adresoni të panjohurat, ndërsa ato shfaqen.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image