Qeveria ka miratuar detajet e garancisë shtetërore për sektorin fason. Vlera e garancisë 4 milionë euro mbulon deri në masën 70 për qind marrjen e kredive nga sistemi bankar.
Afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për huatë për investim dhe deri në 3 vite për ato për blerje të lëndës së parë. Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar.
Bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese.