October 31, 2024
Lifestyle

Çfarë u ndodh syve kur shihni eklipsin diellor pa syze mbrojtëse?

Miliona njerëz rreth e qark Amerikës Veriore patën mundësinë që të shihnin një eklips të plotë diellor të hënën. Disa madje rrezikuan shikimin për ta dëshmuar fenomenin e rrallë.

“Sytë po më djegin tani dhe qafa më dhemb në një mënyrë të çuditshme,” shkroi një përdorues nga Manitoba, Kanada në “X”, teksa në Google janë rritur në mënyrë të ndjeshme kërkimet për “sy që dhembin ose djegin.”

Përpara se eklipsi të ndodhte, mjekët dhe zyrtarë të NASA-s u bënë thirrje qytetarëve që eklipsin ta shihnin vetëm me pajisjet e duhura si syze. Por, mesa duket, disa thjesht nuk i kanë shpëtuar dot tundimit.

Thuajse 100 individë në SHBA dhe në Kanada u paraqitën te mjeku pas eklipsit të 21 gushtit në vitin 2017, duke u ankuar për dëmtim të retinës, sipas një një sondazhi jozyrtar për Shoqërinë Astronomike Amerikane.

Duke qenë se retina e njerëzve, e vendosur në pjesën e pasme të syve, nuk ka nerv për dhimbjen, me shumë mundësi nuk do të ndjenit diskomfort nëse jeni ekspozuar me sy të pambrojtur gjatë eklipsit.

“Retina mund të dëmtohet përpara se ta kuptoni,” këshillon NASA. “Kur ta keni kuptuar, mund të jetë shumë vonë për ta shpëtuar shikimin.

Një nga pjesët më delikate të retinës, sipas mjekëve, është “macula”: një zonë e vogël por e rëndësishme, e cila na mundëson të dallojnë detaje si teksti i shkruar.

“Mjaftojnë disa sekonda ta shihni diellin gjatë një eklipsi mund të dëmtoni përkohësisht apo në mënyrë permanente macula-n, sipas oftamologëve të Johns Hopkins, Neil Bressler, Jun Kong, dhe J. Fernando Arévalo.