October 10, 2024
Ekonomi

Çmimet po rriten më ngadalë! Inflacioni 2.3%, niveli më i ulët që në 2021

Në muajin mars, çmimet u rritën më ngadalë. Inflacioni ose treguesi i ndryshimit të çmimeve arriti në 2.3%, nivelin më të ulët të 3 viteve të fundit.

Ekspertët e konsiderojnë të pritshme këtë rënie, kryesisht si pasojë e zhvlerësimit të monedhës europiane.

“Ishte i pritshëm për shkak të nën çmimit të euros dhe varësisë që kemi ne nga importi për mallrat e konsumit”, tha Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.

Inflacioni ka shënuar rënien më të lartë, krahasuar me kategoritë e tjera. Çka do të thotë se çmimet e ushqimeve janë rritur më ngadalë. Nga 11% në mars 2023, inflacioni tek ushqimet arriti në 2% në mars 2024.

Ndërsa rritja më e lartë e çmimeve në muajin mars u regjistrua te baret dhe restorantet me 3.5%, të cilat me afrimin e sezonit veror ndryshojnë dhe ofertën e tyre.

“Një e mirë e inflacionit të ulët është që po ndihmon familjet me të ardhura nën mesatare. Do kenë më shumë mundësi për të blerë mallra e shërbime”, tha ai.

Pozitivisht në rënien e inflacionit vijon të ndikojë kategoria e transportit me -0.3%.

Për të arritur stabilitetin e çmimeve, Banka e Shqipërisë vitet e fundit ka vijuar një politikë shtrënguese monetare.

“Një nga meritat është dhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë se pamë që kishim mbajtjen nën kontroll të inflacionit me normën bazë të interesit. Madje banka është kritikuar pse akoma nuk e ka ulur këtë normë duke qenë se kosto e huave është ende më e lartë”, shtoi Radonshiq.

Inflacioni 2.3% qëndron edhe nën nivelin e inflacionit në Eurozon, i cili në muajin mars u regjistrua në 2.4%.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image