Rikthim të emigrantëve për të investuar kryesisht në bujqësi e turizëm, kjo do të jetë iniciativa më e re që Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës do të ndërmarrë.
Ministri Blendi Gonxhe bëri të ditur se kjo paketë e re vjen në periudhën e lulëzimit të turizmit në Shqipëri dhe do të prek kryesisht qytetarët nga veriu i vendit.
“Po bëjmë një paketë mendojmë ta quajmë ‘investo në tokën tande’ për pjesën e veriut, ku do të thërrasim emigrantët, që do të kenë një paketë, do I nxisim të investojnë në zonat e largëta, dhe do të kenë shumë lehtësi. Do të shtytës ekonomik për këto zona, por edhe një kthim në vendin tone.”
Sekretarja e shtetit për turizmin në Austrinë nga konferenca për i mbështeti iniciativat e Shqipërisë por sugjeroj që politikat që ndiqen në turizëm të përafrohen me ato të Bashkimit Europian.
“Kur bëhet fjalë për investimet, ju duhet të jeni profesionistë që të krijoni imazhin e duhur të vendit tuaj dhe të ofroni mundësi të reja. Është e nevojshme nëse dëshiron të mbështesësh investimet nga jashtë, politikat e turizmit të përafron me investimet private,” u shpreh Sussane Winkler, Sekretare e Shtetit për Turizmin.
Është rikthimi i të rinjve sidomos në zonat e braktisura prioriteti kryesor sipas ministrit Gonxhe për të cilën qeveria pritet të fokusohet në vijim.