November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, i mituri shkrep pistoletën e harruar nga babai dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një i mitur humbi jetën teksa gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur në divanin e shtëpisë së tij dhe aksidentalisht qëlloi veten.

Siç raportojnë mediat amerikane, babai i fëmijës, 28-vjeçari Josè Hilario Abreu është arrestuar dhe  akuzohet për vrasje.

Ai kishte lënë armën pa mbikëqyrje në divanin ku ishin ulur dy fëmijët e tij, Elija, vogëlushi që humbi jetën dhe vëllai i tij dy vjeç.