November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për lirimin nga “arresti në shtëpi”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për lirimin nga “arresti në shtëpi”. Ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në banesë, prej ku nuk ka dalë prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Në këtë mënyrë konfirmohet nga të tre shkallët e gjyqësorit masa e sigurisë për Berishën, i cili po hetohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Tre anëtarë të kolegjit penal vlerësuan se vendimet e mëparshme të marra ndaj Berishës kanë qenë konform ligjit dhe refuzuan kështu rekursin e bërë prej tij për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij.