September 11, 2024
Kosova

Kosova drejton gishtin nga Vuçiç, BE kritikon Listën Serbe, por “njeh” pasaportat false serbe

Bashkimi Europian kritikon Listën Serbe për thirrjet që po bën ndaj komunitetit serb të Kosovës për të bojkotuar procesin e regjistrimit të popullatës.

Zëdhënësja, Nabila Massrali, tha se përditësimi i censit bëhet në të mirë të të gjithë popullatës për një shpërndarje më të mirë të burimeve dhe shërbimeve publike.

Zyrtarja e Brukselit kritika ndaj Listës Serbe pati edhe për bojkotimin e procesit zgjedhor për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat veriore.

“Ne i bëjmë thirrje Listës Sërpska që të rimendojë vendimin”, u shpreh Massrali duke nënvizuar faktin që BE i konsideron këto zgjedhje një hap në drejtim të uljes së tensioneve.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe po bëhet me urdhër të Vuçiçit. Kjo vjen në një kohë, kur Parlamenti Europian beri nje hap tjeter për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të paligjshme të lëshuara nga Serbia për territorin e Kosovës.

Nga qeveria e Kosovës theksuan se pasaportat ilegale të Serbisë shkelin sovranitetin e Kosovës.