Në Shqipëri ka 131 parti politike, 76 nga të cilat nuk i dihet as adresa. Madje, vendndodhjen e selive, kryetarëve apo sekretarëve nuk arriti t’i gjente as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gjeti doli në konkluzionin për t’i gjobitur me nga 60 mijë lekë me motivacionin se nuk kanë dorëzuar raportet financiare vjetore nga viti 2022.
Në total ishin 83 parti që nuk kishin dorëzuar raportin financiar vjetor ku krahas 76 partive fantazmë, ishin edhe 7 të tjera që nuk kishin bashkëpunuar me auditët e KQZ-së për shpenzimet vjetore. Bëhet fjalë për parti të vogla që shpesh nuk marrin financim nga shteti, por gjithsesi KQZ nuk e mbajti dorën, dukej 1 milionë lekë.
Më zemër butë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tregua ndaj partive të mëdha, apo atyre që përfitojnë më shumë nga fondet shtetërore, si socialistët apo demokratët, që gjithashtu ishin në parregullsi. Mirëpo, këto subjekte u gjobitën nga KQZ me nga 60 mijë lekë, nën motivacionin se kanë bërë deklarime të pasakta të shpenzimeve vjetore. Kësisoj, nga vendimmarrja e KQZ-së, u vendos një total prej 18,640,000 lekësh gjobë ndaj 107 partive politike.