“Agnesa” dhe “shpërfillja e ëmbël dhe botës” pushtuan mbrëmjen e së hënës qendrën Kombëtare të librit dhe leximit ku për herë të parë Peter Stamm takohej me lexuesin shqiptar. Autori zviceran, i përkthyer në gati 30 gjuhë, vjen nga gjermanishtja në shqip falë punës së Anna Koves dhe Aleph Club.
“Më vjen mirë që jam në Tiranë. E shoh sallën e takimit plot dhe kjo më gëzon. Sapo kanë dalë librat më thanë dhe sigurisht është ende herët të kërkoj lexues shqiptaren, por këtë takim letrar shumë shumë të interesuar. Të dyja veprat janë po aq të ngjashme, po aq edhe të ndryshme. Për një kohë të gjatë lexuesit që kishin pëlqyer shumë romanin tim të parë “Agnesën”, më kërkonin të shkruaja vazhdimin. Për 20 vjet as që mendova t’i përgjigjesha derisa një ditë pas 16 vitesh pash romanin të ekranizuar në film. “Agnesa” ishte ndryshe nga ajo që e kisha menduar 16 vite më parë, ndaj mendova të tentoj të vazhdoj rrëfimin. Dhe “shpërfillja e ëmbël e botës” u krijua pikërisht kështu, tha Peter Stamm, Shkrimtar.
“Agnesa” është vepra e parë e autorit, ndërsa “Shpërfillja e ëmbël e botës” u shkrua 2 dekada më vonë. Në shqip na prezantohen të dyja njëherazi dhe gjatë leximit kupton pjekurinë e shkrimtarit që sot renditet mes emrave më të kërkuar nga lexuesit.
“Po sigurisht ia kam bërë edhe unë këtë pyetje tuajën vetes. Po sigurisht romanet kanë disa elementë të përbashkët në historitë e tyre, sidomos në rrjedhën e historive të dashurisë që përshkruhen në të dyja romanet. Kë shumë elementë të përbashkët dhe po e pranoja atë që ju dhe kritika thoni. Agnesa karakteri kryesor në romanin e parë është një vajzë e bindur, edhe ndaj të dashurit, edhe ndaj dashurisë. Ajo dorëzohet. Por në romanin e dytë vajza, gruaja është e pjekur, nuk pranon të bëhet pjesë e historisë që e shkruan dikush tjetër. Ajo do ta shkruajë vetë fatin e saj. dhe ashtu sikurse ju thoni. Po unë pas 20 vitesh si shkrimtar jam po aq i lirë sa personazhet e mia”, shtoi ai.
I shitur, i përkthyer, i vlerësuar shpreson të ndihet edhe në takimet që ka në Tiranë e Shkodër. Petër Stamm në vizitën e tij në Shqipëri, ka lënë takim me studentët e gjermanistes në fakultetin e Filologjisë, e më 11 prill me studentët e Shkodrës.