September 11, 2024
Aktualitet

Shpërthimet nga “kolla e mirë”, 28 urgjenca në tri javë, aktualisht 8 fëmijë të shtruar

Shpërthimi i infeksioneve nga “Kolla e Mirë” ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spital. Ka shkuar në 8 numri i pacientëve të vegjël të shtruar në pediatrinë e QSUT, pas krizave të forta të kollës dhe komplikacioneve nga sëmundja.

Këtë lloj kolle e shkakton Pertusis te fëmijët e prekur për të cilët është dashur ndërhyrja e mjekëve specialistë. 28 fëmijë i janë drejtuar urgjencës së pediatrisë ne QSUT tri javët e fundit më kriza të shkaktuara nga kolla e mirë.

Shefi i urgjencës së pediatrisë, Albert Lama, flet për rritje të sëmundshmërisë këtë periudhë krahasuar edhe me vite më parë.

Mjekët pediatër bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve e rregullt të fëmijëve edhe pse në këtë rast vaksina ndaj Pertusis nuk siguron mbrojtje gjithë jetën dhe as të shpëton nga infektimi. Dozat që bëhen në muajin e dytë, të katërt, të gjashtë dhe deri në moshën 16 vjeç të mbrojnë nga format e rënda dhe humbjet e jetës. Qarkullimi i sëmundjes së kollës së mirë është konfirmuar edhe nga institute i shëndetit publik, i cili po bën monitorimin e situatës epidemiologjike dhe të vaksinimit në vend.