Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin.
Pas përmbylljes së sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në kryeqytet u mblodhën mëngjesin e sotëm për të falur namazin në sheshin Skënderbej.
Falja e Bajramit nisi në orën 06.30 ku u lexuan pjesë nga Kurani, ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu mbajti një fjalë përshëndetëse.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.