Një vullkan në Islandë që shpërtheu muajin e kaluar, për herë të katërt që nga dhjetori, vazhdon të nxjerrë tym dhe lavë, duke detyruar banorët të qëndrojnë ende larg banesave të tyre.
Mbrojtja Civile Islandeze publikoi një video që tregon kraterin e vullkanit dhe fushën aktive të lavës në jug të kraterit.
Barrierat e krijuara nga njeriu kanë qenë të suksesshme në largimin e lavës nga infrastruktura, duke përfshirë termocentralin gjeotermik Svartsengi dhe Grindavik, një qytet peshkimi me rreth 4,000 banorë.
Sipas autoritetet përgjegjëse është ende e vështirë të thuhet se kur do të përfundojë shpërthimi i lavës nga krateri i vullkanit.