September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Plumba 17 vjeçarit në Shkodër, autori me të njëjtin mbiemër

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, në vendin e quajtur si Harku i Bërdicës.

Sipas të dhënave paraprake,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.