Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Symi të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.
E reja ka mundur të lajmërojë policinë, që ka ardhur në vendngjarje teksa shqiptari bëri rezistencë ndaj tyre dhe i ka sulmuar.