October 2, 2024
Kronikë

Zbulohet fabrika me drogë në Itali, vihet në pranga shqiptari

Autoritet italiane kanë zbuluar një fabrikë droge në një magazinë në Sesto Fiorentino në Firence. Në lidhje me këtë operacoion është vënë në pranga një shqiptar dhe është kallëzuar qiramarrësi i pronës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara tashmë dhe gati për shitje. Kjo është rezultat i një hetimi të shpejtë nga policia financiare italiane.

Era e fortë e drogës që vinte nga hangari e ngriti dyshimet dhe solli operacionin e policisë. Më pas hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge të përbërë nga makineri të shumta që përdoreshin për kultivimin, ujitjen, ndriçimin, lagështimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.

U sekuestrua një plantacion i përbërë nga 729 bimë të rritura në vazo të vendosura në tre sera dhe 53.3 kg drogë. Shitja e lëndës narkotike do të sillte të ardhura prej 200 mijë eurosh për arkën e krimit.