Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zvezdë, në Maliq.
Mësohet se një mjet ka përplasur një karrocë, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i karrocës.
Drejtuesi i mjetit ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur tek ura e fshatit. Policia në vendngjarje, ndërsa është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.
“Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.