Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës. Mësohet se ndalimi i tij ka ardhur pas një operacioni anti-drogë. Më tej mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës.
Operacioni anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhë, por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera. Aktualisht mësohet se nuk ka urdhër arresti ndaj vëllait të deputetit të PS, por Armando Ndreca dhe vëllai i tij po verifikohen nga blutë e Lezhës.