Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Qytetarët me pankarta me shkrime të ndryshme në duar kanë bllokuar rrugën përpara institucionit.
Të pranishëm janë politikanë të opozitës dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.
Mësohet se anëtarët e këshillit bashkiak nuk janë lejuar të hyjnë në bashki ndërsa qytetarët kanë hedhur mollë në drejtim të godinës.