November 27, 2024
Politikë

Zgjedhjet lokale, raporti i Freedom House: Rama dhe PS shpërdoruan burimet shtetërore për të rritur avantazhin politik!

Organizata Freedom House me seli në SHBA ka nxjerrë raportin në lidhje me zgjedhjet lokale në maj të vitit të kaluar. Në gjetjet e raportit, thuhet se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë shfrytëzuar përçarjet e opozitës për të donimuar zgjedhjet dhe konsoliduar pushtetin. Ndërkohë që shqetësuese është fakti se nga PS-ja janë përdorur dhe shpërdoruar burimet shtetërore për të rritur avantazhin politikë.

Pjesë nga Raporti:

Raporti gjithashtu thotë se “kryeministri Rama dhe Partia Socialiste shfrytëzuan përçarjet gjithnjë e më të dhunshme të opozitës për të konsoliduar pushtetin dhe dominuar zgjedhjet e mbajtura më 23 maj”.

“Vëzhguesit e zgjedhjeve dokumentuan shpërdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste për të rritur avantazhin politik në një mori komunash para zgjedhjeve, një strategji veçanërisht e dobishme në nivelin komunal ku shumë prej qeverive lokale nuk kanë financim të mjaftueshëm dhe varen nga qeveria qendrore,” thuhet në raport.