Gati 4 orë zgjati mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për TIMS. Mes debateve të shumta, komisioni miratoi kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.
Kërkesat për informacion ishin përpiluar nga ekspertët e opozitës dhe u lexuan gjatë mbledhjes nga kryetari Ervin Salianji.
Tashmë komisioni do të presë përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ShISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit etj.
Mbledhja e radhës të komisionit pritet që të jetë ditën e hënë datë 15 Prill.