Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra, për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Muça duke folur me gazetarët para se të hynte në ambientet e GJKK tha se ai deklarohet i pafajshëm dhe se ka vepruar sipas procedurës. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka kryer asnjë shkelje përsa i përket sistemit TIMS.
Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Mbetet e paqartë arsyeja se përse Muco ka vijuar të ushtrojë i qetë detyrën, dhe vetëm pas urdhërit të arrestit për të, Policia njoftoi pezullimin e tij nga detyra.