Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti një konferencë për media, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Në konferencë u bë me dije se Policia e Shtetit ka arritur marrëveshje me Policinë Bashkiake për çështjet e sigurisë. Ministri Balla theksoi se efektivët do të jenë në aleancë të ngushtë me njësitë e qeverisjes lokale, duke shtuar se Tirana po bëhet kryeqyteti i sigurisë.
Taulant Balla: Policia është në aleancë të fortë me njësitë qeverisëse lokale. Çelim një fazë të re të bashkëpunimit me institucionet. Tirana, kryeqyteti me sigurinë më të mirë publike. Duhet të ndryshojmë Kodin Rrugor, me qëllim që ta përmirësojmë. Përmes kamerave të fiksuara në qytet, ndërhyrja në kohë reale do të jepet më tepër, në situata kritike. Policia ka prioritet nxënësit në shkolla. Ne do të ashpërsojmë penalitetet për shkelësit në afërsi të shkollave.