June 6, 2024
Bota Lajmi i fundit

Frikë për sulm nga Irani, SHBA kufizon lëvizjet e diplomatëve në Izrael

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani.

 

Ambasada e SHBA tha se stafit i ishte thënë të mos udhëtonte jashtë zonave të Jerusalemit të madh, Tel Avivit ose Be’er Sheva për arsye sigurie.

 

Irani është zotuar të hakmerret pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 11 ditë më parë, duke vrarë 13 persona.

 

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e konsullatës, por konsiderohet gjerësisht se qëndron pas tij.

 

Irani mbështet Hamasin, grupin militant palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë Hezbollahun në Liban, që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.