November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Gjermania në alarm, ISIS kërcënon edhe Euro 2024: “Thirrja e fundit, hidhuni trutë në erë”

ISIS-K kthehet për të trembur Evropën dhe botën e futbollit. Pas sulmeve kërcënuese kundër stadiumeve që pritën ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Stadiumi Emirates në Londër, Parc des Princes në Paris, Civitas Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid), Shteti i vetëquajtur Islamik po synon Euro 2024.

Zyrtarët gjermanë të sigurimit të shtetit besojnë se një degë rajonale e xhihadistëve do të synojë Kampionatin Evropian në Gjermani këtë verë. Alarmi u ndez pasi revista “Voce del Khorasan”, një botim në gjuhën angleze, publikoi foton e një terroristi me një armë në dorë dhe i veshur me kamuflazh në bordin e një treni gjerman S-Bahn, me titull: “Telefonata e fundit para daljes ”. Në sediljen pranë militantit është një kuti me eksploziv, nën një tabelë që lexon “Mirë se erdhe në Evropë”.

Një pamje tjetër tregon një dron që fluturon mbi stadiumin Bernabeu të rinovuar së fundmi me mbishkrimin: “Nëse ju shtrëngojnë dhe ju shtypin në tokë, goditini nga qielli”. “Nëse armiqtë e fesë së Allahut e kanë bllokuar rrugën e Hegirës (eksodi i Muhamedit i vitit 622 pas Krishtit), ata nuk mund ta bllokojnë rrugën e luftës”, lexohet në tekstin shoqërues. Teksti vazhdon duke kërcënuar: “Goditini kuffar-ët (jobesimtarët ose të pafetë), goditini me thika, mbushni ushqimin e tyre me helm, hidhuani trutë në erë me plumba dhe vihuni zjarrin shtëpive të tyre”.

Një apel drejtuar veçanërisht të rinjve: “Përgjegjësia e të rinjve është më e madhe se kudo tjetër. Ne i drejtohemi edhe një herë të rinjve të Ummah (komunitetit Mysliman) dhe mbi të gjitha Muëahiddeen-ëve të sinqertë (një frazë e përdorur nga Shteti Islamik për të përshkruar luftëtarët e tyre) që shtrihen në krahët e atyre vendeve që luftojnë kundër botës islame”.

Zyrtarët e shtetit gjerman besojnë se grupi ISIS-K ka një rrjet të organizuar prej më shumë se 100 agjentësh në Evropën Perëndimore, duke përfshirë 50 vetëm në Gjermani. Një zyrtar i tha Bild: “Kjo pjesë e propagandës tregon se ISIS-K absolutisht dëshiron të kryejë sulme të bujshme, pavarësisht se si dhe nga kush. Për këtë qëllim, të gjithë sulmuesit e mundshëm, përfshirë të ashtuquajturit ujqër të vetmuar, tani thirren për të kryer sulme”.