November 27, 2024
Lifestyle

“Kam dy vite që i vë duart në bark”- Bora Zemani thyen heshtjen, zbulon nëse është shtatzënë

Moderatorja Bora Zemani ka sqaruar se nuk është shtatzënë. Në emisionin e saj, ajo lexoi disa komente të ndjekësve ku një prej tyre i kërkon të mos mbajë  duart te barku.

“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: “Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”

“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, tha ajo.