June 5, 2024
Politikë

Meta paralajmëron riorganizim të partisë, për cili ishte mesazhi i koduar i kreut të PL?

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill. Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë.

Ndër të tjera, Meta shprehet se “duhet t’i japim fund arrogancës së papranueshme në opozitë”. Për cilin nga liderët e opozitës e ka fjalën Meta?

Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë.