May 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Planifikuan sulm terrorist, arrestohen 3 të mitur në Gjermani

Tre të mitur janë arrestuar në Gjermani si të dyshuar për planifikimin e “një sulmi islamik”. Kjo u njoftua nga Prokuroria e Dyseldorfit, duke shpjeguar se të tre, dy djemtë dhe një vajzë, të moshës 15 dhe 16 vjeç nga North Rhine-Westphalia, “dyshohen për planifikimin e një sulmi terrorist islamik”. Të tre dyshohet se kanë pranuar se kanë qenë të gatshëm të kryejnë sulmin”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Dyseldorfit.

Të tre të miturit e arrestuar në Gjermani janë nga rajoni i Dyseldorfit dhe ishin “të angazhuar në kryerjen e vrasjeve”, shtuan prokurorët. Hetuesit nuk dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me komplotin e dyshuar, duke thënë se hetimi ishte në vazhdim. Por gazeta Bild raportoi se të rinjtë dyshohet se po planifikonin të kryenin sulme me koktej molotov dhe me thikë në emër të grupit të Shtetit Islamik. Objektivat e tyre do të kishin qenë qytetarë të fesë së krishterë. Sipas mediave, të arrestuarit kanë menduar të sigurojnë edhe armë zjarri.

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë për sulmet islamike që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit dhe kreu i inteligjencës vendase të vendit ka paralajmëruar se rreziku i sulmeve të tilla është “real dhe më i lartë se sa ka qenë për një kohë të gjatë”.