November 27, 2024
Lifestyle

Shikoni një dritë jeshile ose portokalli në ekranin e telefonit tuaj? Ja çfarë do të thotë dhe nuk duhet injoruar…

Telefonat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme duke i marrë me vete në çdo vend që ne shkojmë.

Mirëpo, a jeni kuriozë të dini se çfarë do të thotë nëse në në telefonin tuaj është ndezur nje dritë e jeshile apo portokalli?

Nëse vëni re një gjë të tillë në telefonin tuaj atëherë kjo do të thotë që mikrofoni ose kamera juaj është ndezur.

Megjithatë kjo nuk është i vetmi kuptim që ajo mban, pasi kjo mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese se jeni hakuar.

Në telefonat Android këtë mund ta kontrolloni duke klikuar në Settings, Security&Privacy, pastaj te Permission Manager.

Ndërsa në iPhone pasi të klikoni në Settings, vazhdoni në App Privacy Report, ku mund të shihni se cili aplikacion dhe kur është përdorur.